BSR Group Residence — pamje e jashtme

Standard Zviceran
në zemër të
Prizrenit

Vendi ku fillon
kapitulli juaj i ri

Nga BSR Group — kompani Zvicerane me mbi

20 vite përvojë në ndërtimtari

Në rrugen Ismail Kryeziu po ngrihet kompleksi rezidencial BSR Group Residence që do ndryshojë standardin e jetesës në Prizren. Arkitekturë moderne, materiale dhe sisteme evropiane, të menduara për t'i rezistuar dekadave!

Banesa, penthouse dhe teraseri moderne me sistem Smart Home, hapësira të gjelbërta, parking nëntokësor dhe lokale afariste në katin përdhesë. Çdo gjë që ju nevojitet, brenda një adrese, në zemër të Prizrenit.

Lamela A & B

0
Siperfaqe totale bruto
0
Siperfaqe totale afarizem
0
Siperfaqe totale gjelbërim
0
Njësi banesore
0
Kate në total

Harta Interaktive
e Objektit

Harta interaktive e objektit
LAMELAA
LAMELAB
Coming Soon
Coming Soon

Në rrugën Ismail Kryeziu, një nga adresat më të kërkuara të Prizrenit

Qendra e qytetit, shkollat, spitali, dhe dyqanet, të gjitha brenda minutash. Një vendndodhje që kursen kohë çdo ditë.

Dyqane & Restorante1 min
Shkolla fillore "Ibrahim Fehmiu"2 min
Shkolla fillore "Haziz Tola"3 min
Shkolla fillore "Hysen Rexhepi"3 min
Qendra mjekesore familjare3 min
Qendra e qytetit7 min
Spitali10 min
Aeroporti45 min

Më shumë se një ndërtesë,
një komunitet

Hapësira të gjelbra, kënde lojërash, siguri 24/7 dhe lokale tregtare në katin përdhe. Një mjedis i plotë jetese, pa dalë nga kompleksi.

Hapësira të Gjelbra

Banesa moderne

Në zemër të qytetit

Lokale afariste

Siguri 24/7

Parkim nëntokësor

Lokale Afariste

2,316 m² hapësirë

Hapësira tregtare të kufizuara në numër, përgjatë një prej adresave më të kërkuara në Prizren. Pozicion strategjik për biznese që kërkojnë dukshmëri dhe akses të lehtë.

Lokale Afariste — 2,316 m² hapësirë tregtare

Parkingje & depo nëntokësore

Vende parkimi dhe depo të sigurta nën tokë, të pajisura me ndriçim LED, kamera sigurie dhe sistem qasje të kontrolluar. Çdo banesë ka mundësinë e vendit të garantuar të parkimit — pa kërkim, pa stres.

83

Vende parkimi dhe depo nëntokësore

24/7

Qasje e sigurt

Parkingje dhe depo nëntokësore

LED

Ndriçim modern

CCTV

Kamera sigurie

Materiale dhe teknologji
të zgjedhura me kujdes

Dritare Schuco, sistem kundër-zjarrit, Smart Home, ventilim me rikuperim nxehtësie — teknologji që e ndjeni në fatura dhe në komoditet.

Pamje e ndërtesës
Smart Home

Sistem modern i gjeneratës së fundit për kontroll të ndriçimit, prizave, dhe pajisjeve elektrike përmes aplikacionit në telefon ose monitorit të instaluar brenda banesës. Pa pagesa mujore për mirëmbajtje.

Dyer dhe dritare+

Dera e hyrjes e blinduar dhe dritare PVC nga prodhuesi gjerman SCHÜCO me xhama 4-stinorë. Izolim termik dhe akustik i shkëlqyer, dhe efikasitet i lartë energjetik.

Ngrohja qendrore+

Ngrohje nën dysheme me sistem REHAU, e shoqëruar me kalldajat elektrike Vaillant. Pompa termike e disponueshme si opsion për banesat që e kërkojnë.

Infrastruktura e ujit dhe kanalizimit+

Sistem ujësjellësi REHAU dhe sistem kanalizimi RAUSILENTO me gypa silent, që reduktojnë ndjeshëm zhurmat dhe ruajnë qetësinë akustike brenda banesave.

Instalimi elektrik+

Instalim elektrik nga prodhuesi gjerman Schneider dhe ai italian Prysmian, dhe gjenerator kolektiv për të mbajtur kompleksin funksional edhe gjatë ndërprerjeve të rrymës.

Siguria+

Dera e hyrjes e blinduar me siguri të lartë, sistem video-interfonie, dhe kamera sigurie në çdo hyrje dhe parking nëntokësor.

Privatësi akustike+

Banesat ndahen me mure të dyfishta, që sigurojnë qetësi reale mes fqinjëve dhe izolim akustik të plotë.

Parkingu+

Parkim nëntokësor me ndriçim modern, qasje e kontrolluar 24/7, dhe depo private për ruajtje shtesë.

Terasat dhe hapësira të gjelbra+

Në katet më të larta, terasat janë të pajisura me gjelbërim të integruar. Përveç vlerës estetike, kjo kontribuon në mikroklimën dhe izolimin termik të ndërtesës.

Shiko
katalogun
digital

Shiko katalogun
Katalogu digital i BSR Residence

Ecuria e
Ndërtimit

Lamela A & B, në process të ndërtimit

FAZA 1:

Themelet

Ka filluar
FAZA 2:

Struktura

Së shpejti
FAZA 3:

Fasada & Instalimet

Së shpejti
FAZA 4:

Dorëzimi

Së shpejti

Ecuria e
Ndërtimit

Lamela C & D, në fazën e planifikimit

FAZA 1:

Themelet

Së shpejti
FAZA 2:

Struktura

Së shpejti
FAZA 3:

Fasada & Instalimet

Së shpejti
FAZA 4:

Dorëzimi

Së shpejti

NA KONTAKTONI

Interesoheni për një banesë? Lini të dhënat tuaja dhe ekipi ynë do t'ju kontaktojë brenda 24 orëve.

TELEFON

+383 48 100 075

EMAIL

bsrkosovo@gmail.com

ADRESA

Rr. Ismail Kryeziu
20000 Prizren