Rreth Nesh
BSR Group — ndërtim zviceran prej dy dekadash.
BSR Group u themelua në Näfels, kanton i Glarus, me një vizion të qartë: të sjellë standardet zvicerane të ndërtimit në një treg që i meriton.
Gjatë dy dekadave, kompania ka realizuar mbi 50 projekte në rreth 9 kantone të Zvicrës, nga Zürich dhe Bern deri te Glarus dhe Graubünden, duke punuar me klientelë private dhe institucionale me standarde të larta cilësie.
Me seli qendrore në Zvicër dhe operacione në Kosovë, BSR Group sjell të njëjtën logjikë ndërtimi në çdo treg ku operon. Të njëjtet produhues. I njëjti nivel detajesh. I njëjti standard.
BSR Group Residence
Një vend për të jetuar, jo thjesht për të banuar.
BSR Group Residence është ndërtuar me të njëjtin standard që BSR Group ka aplikuar për mbi 20 vite në Zvicër. Të njëjtët prodhues, i njëjti nivel detajesh, e njëjta logjikë e ndërtimit që mbahet për dekada.
Çdo material dhe çdo sistem është përzgjedhur jo për përshtypjen e parë, por për kohën që vjen. Pa kompromis në materialet kryesore. Pa shkurtore në sistemet që mbahen të fshehura në mure.
Sepse banesa nuk është thjesht një investim. Është vendi ku familja juaj do të zgjohet çdo mëngjes, ku fëmijët do të rriten, dhe ku do të kaloni dekadat në vijim. Ne ndërtojmë me këtë mendim në çdo det dhe pare.
Arkitekturë & Banesa Moderne
Banesa moderne me hapësira funksionale, dritë natyrale nga shumë anë, dhe materiale të zgjedhura me kujdes nga prodhuesit më të njohur evropianë.
Çdo banesë është ndërtuar me të njëjtin standard që BSR Group aplikon në çdo projekt zviceran.
Hapësira të Gjelbra
Hapësira të gjelbra brenda kompleksit, të organizuara si zona të përbashkëta për banorët.
Përveç kësaj, kulmet dhe terasat e ndërtesës janë projektuar gjithashtu si hapësira të gjelbra, duke sjellë natyrën në çdo nivel të jetesës.
Penthouse & Terraceri
Në katet më të larta të kompleksit gjenden Penthouse të kufizuara në numër, me hapësira të zgjeruara dhe terasa private.
Përveç tyre, banesat e Taraser ofrojnë hapësira të jashtme private të mëdha, sipas zgjedhjes së pronarit.
Parkim Nëntokësor
Parkim nëntokësor i sigurt për banorët dhe vizitorët, me ndriçim modern, mbulim të plotë me kamera sigurie, dhe qasje të kontrolluar gjatë gjithë kohës.
Çdo banesë ka mundësinë e vendit të garantuar të parkimit.
Lokale Afariste
Lokale afariste në katin përdhe të kompleksit, përgjatë rrugës Ismail Kryeziu, një adresë me dukshmëri direkte dhe trafik të lartë këmbësor.
Ideale për biznese që duan të jenë në një lokacion të kërkuar.
Lamella rezidenciale
Njësi Banesore
Vende Parkimi
Kate në total
NA KONTAKTONI
Interesoheni për një banesë? Lini të dhënat tuaja dhe ekipi ynë do t'ju kontaktojë brenda 24 orëve.
TELEFON
+383 48 100 075
bsrkosovo@gmail.com
ADRESA
Rr. Ismail Kryeziu
20000 Prizren